Një trupë teatrore nga Korça do të ndërmarrë një tour në SHBA me komedinë “Nuse vetëm për letra”. Shfaqja e Leka Bungos e cila u ngjit në skenën e teatrit të Korçës dy vite më parë vendos në qendër fenomenin e martesave fiktive, që bazohen në marrëdhënie interesi ku emigrantët shihen si një mundësi për të siguruar dokumente për të qëndruar në SHBA.
“Nuse vetëm për letra” do të interpretohet nga artistët korçarë në disa skena në bregun lindor të amerikës duke shënuar kështu herën e parë që një trupë teatrore shqiptare shkon përtej kontinentit me një shfaqje shqiptare për emigrantët.
Nuse vetëm për letra do të jetë në New York në datat 11,12 dhe 13 tetor e më pas më 18 tetor në Uster dhe më 19 tetor në Boston për ta përmbyllur këtë tur më 20 tetor në Kenerike.
Zamira Kita tregon se emigrantët po e presin me padurim këtë eveniment. Edhe pse është hera e parë që një trupë teatrore arrin të shkojë deri në SHBA, duket se rrugëtimi do të jetë i gjatë pasi synimi është që vitin tjetër të shkohet me shfaqjen Karnavalet e Korçë.s
Top Channel