Lufta me kancerin e gjirit/ Identifikohen 46 raste të reja brenda vitit në Korçë, rritet ndërgjegjësimi për kontrolle

06/10/2024 12:29

Gjatë një viti në Korçë janë 46 raste të reja të prekura nga kanceri i gjirit ndërsa mjekët pohojnë se vijon të rritet ndërgjegjësimi për diagnostikimin në stadet e hershme. 

Edhe pse grupmosha më e prekur mbetet 45-65 vjeç nuk mungojnë as rastet e pacientëve në moshë më të re ndaj mjekët vendosin theksin tek rëndësia e kontrolleve sistematike.

“Pak a shumë jemi në të njëjtën situatë si në vitin e kaluar. Ne kemi pacientë 30 vjeç që janë duke u trajtuar me kancer gjiri. Grupmoshtat më të prekura vazhdojnë të jenë 45 vjeç deri në 65 vjeç. Kjo nuk do të thotë që edhe pas moshës 65 vjeç nuk ka kancer gjiri, kanceri i gjirit prek edhe mbi këtë moshë. Këshilla ime është të bëjnë eko të paktën një herë në 6 muaj pasi çdo gjë që preket në gji edhe pse nuk dhemb duhet patjetër të verifikohet, pasi kanceri i gjirit nuk dhemb asnjëherë’, tha për Top Channel mjekja Jusilda Dervishi.

Kanceri i gjirit është një prej sëmundjeve më të shpeshta tumorale që prek gratë dhe vajzat ndaj çdo tetor punohet për rritjen e ndërgjegjësimit me qëllim diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm të çdo rasti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA