Video/ Dy burrat mbi kuaj hyjnë për të prorositur ushqim në ‘fast-food-in’ në Britani (fotot)

05/10/2024 17:56

Ish-punonjësi i një dyqani ushqimesh të shpejta publikoi në rrjet pamjet e padëgjuara kur dy burra që kalëronin, tentuan të të porosisnin ushqim nga dyqani në Uells.

Gabe Godbeer kishte ardhur në eventin festiv Elvis Festival në Porthcawl, me imitues te Elvis Prestley,  kur ndaloi në fast-food-in Finnegan’s më 28 shtator.

22-vjeçari që kishte punuar aty më herët po qëndronte jashtë kur dy kalëruesit me kapele ‘cowboy’ tentuan të porosinin teksa ishin mbi kalë.

“Që kur pashë kalin e parë unë nuk po i besoja syve, lëre pastaj kur erdhi dhe tjetri”, thotë Godbeer për spektaklin që iu shfaq.

“Unë kam punuar aty më parë dhe kam parë plot gjëra të çuditshme. Megjithëse mendoja se i kisha parë të gjitha, kjo ua kalonte çdo gjëje që kisha parë. Nuk besoj se ata morën ushqim”, shton i riu vendas për rrjetin The Independent.

FOTO GALERI
1/3
Dy kalëruesit me kapele ‘cowboy’ tentuan të porosinin teksa ishin mbi kalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA