SUPERIORE/ Fitore për Partizanin, “Demat” mposhtin Bylisin në shtëpi dhe marrin kreun, Egnatia “skuq” Skënderbeun

05/10/2024 21:14

Kategoria Superiore ka luajtur dy ndeshjet e radhës në javën e 8-të, me Partizanin dhe Egnatian që morën fitoret e radhës.

“Demat” arritën të fitonin në shtëpi me rezultatin 1-0 përballë Bylisit. Ishte Preka, i cili në minutën e 71’ arriti të gjente rrjetën, i cili në fund vlejti tre pikët përballë ballshiotëve të Nevil Dedes.

Një fitore minimale e arritën edhe kampionët, të cilët fituan në Korçë përballë Skënderbeut. Goli i Vuthajt në minutën e 64’ vendosi takimin, teksa nuk munguan as kartonët e kuq, nga një për çdo ekip, Lucho në minutën e 44’ për korçarët dhe Malota në minutën e 76’ për rrogozhinasit.

Kështu Partizani merr kreun e kampionatit me 15 pikë, ndërsa Egnatia e ndjek me një pik më pak në 8 ndeshje të luajtura.

REZULTATET:

PARTIZANI 1-0 BYLIS

Preka 71’

SKËNDERBEU 0-1 EGNATIA

Vuthaj 64’

RENDITJA:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA