Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është vënë në pranga në Durrës.
E. L., banues në Manzë, është i dyshuar për për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Gjykata e Brescias më datë 29 shtator të këtij viti ka lëshuar vendim “urdhër arresti ndërkombëtar” për 41-vjeçarin.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Tornado” mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 18”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin E.L., 41 vjeç, banues në Manzë, Durrës, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel