Ankesa për fjalorin e madh shqip/ Akademia e Shkencave në Kosovë thotë se nuk u përfshi, reagon pala shqiptarë: I ftuam, por s’pranuan 15/01 19:59
Pazari i Ri në Tiranë do të kthehet këtë të shtunë në një hapësirë për shitjen e mallrave të përdorura.
Me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, tregu i cilësuar si Flea Market i parë në qytet do të ofrojë për shitje veshje, aksesorë, muzikë, postera dhe mobilie.
Ai do të qëndrojë i hapur nga ora 08:00 deri në 23:00 të mbrëmjes. Organizatorët i kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për të krijuar një traditë të re në kryeqytet: “Eja për një përvojë ndryshe dhe për të krijuar një traditë të re”.
Top Channel