Treqind e pesëdhjetë e shtatë studentë kremtuan mbylljen ciklit të dytë të studimeve në Universitetin Europian të Tiranës.
Presidenti i UET, prof. Selami Xhepa falënderoi studentët për punën dhe përkushtimin e treguar ndër vite, teksa iu kërkoi të sapo diplomuarve të bëhen pjesë e rrjetit aktiv Alumni UET, për të ndihmuar kështu njëri-tjetrin.
Ministri për Shtetin me Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i ftuari i nderit të këtë kësaj ceremonie, shprehu bindjen se ky është brezi që do të ndryshojë vendin dhe Shoqërinë.
Ish-studenti i UET, sipërmarrësi Albi Zhulali ndau me të rinjtë rrugëtimin e tij në fushën e biznesit, duke i inkurajuar të mos dorëzohen me dështimet e para.
Mbyllja erdhi me hedhjen e kapelave në ajër, simbolika që emocionon dhe i kujton çdo të riu se liria është e pakufizuar: gjendet gjithmonë në vullnetin për të vepruar dhe guximin për të shpresuar.
Top Channel