“U gjet pajisja në tualet pasi e përdori Netanyahu”, Izraeli përgjoi Boris Johnson?

04/10/2024 15:31

Boris Johnson pretendoi se në banjën e tij personale në Ministrinë e Jashtme Britanike u gjet një pajisje përgjimi pasi atë e përdori kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Ish kreu i ekzekutivit britanik u takua me Netanyahun në vitin 2017.

Johnson asokohe ishte sekretar i jashtëm i Britanisë. Këtë pretendim, Johon e ngre në librin e tij të kujtimeve me titull “Unleashed” i cili do të publikohet më 10 tetor. Disa pjesë të tij janë ndarë me gazetën Daily Telegraph.“Mund të jetë rastësi, por mund edhe të mos jetë. Më vonë, mua m’u tha se kur po bënin kontrollin e rregullt, gjetën një pajisje dëgjimi”, ka shkruar  Johnson teksa risjell në kujtesë atë takim.

I pyetur nëse mund të zbulonte më shumë detaje rreth asaj që ndodhi, ai u përgjigj: “Unë mendoj se gjithçka që duhet të dini për atë episod është në libër”. Politico thotë se e kishte raportuar në vitin 2019 se administrate amerikane besonte se Izraeli ishte përgjegjës për vendosjen e pajisjeve të vëzhgimit të telefonave celularë pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vendndodhjeve të tjera sensitive rreth Uashingtonit D.C.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA