Tragjedia e modeles Eliza Samudio, e vrarë me porosi të bashkëshortit futbollist, kthehet në dokumentar (fotot)

04/10/2024 21:50

Vrasja e Eliza Samudio ishte porositur asokohe nga portieri i skuadrës së Flamengo, Bruno Fernandes de Souza, teksa historia makabre e vrasjes, tradhtisë e padrejtësisë është kthyer në një dokumentar në rrjetet amerikane me titull “Viktima e padukshme; Rasti Eliza Samudio”

Eliza ishte joshur të vinte në shtëpinë e Fernandes ku ishte torturuar dhe më pas vrarë nga vrasës me pagesë.

Në 2009, modelja e aktorja 25-vjeçare Eliza Samudio u njoh në një festë me Bruno Fernandes de Souza — portieri një prej klubeve më të ndjekur në Brazil.

Kjo solli një lidhje të shkurtër mes të dyve, gjatë së cilës Eliza mbeti shtatzënë.

Por kur ajo refuzoi kërkesën e Fernandes për të abortuar, lidhja e tyre mori një kthesë të rëndë.

Pas lindjes së fëmijës, Eliza si nënë e re kërkoi ndihmë financiare por Fernandes bëhej gjithnjë e më armiqësor ndaj saj.

Ai e kërcënonte me jetë, i vinte pistoletën në kokë por megjithë rrezikun e qartë, e reja nuk hiqte dorë nga kërkesa e drejtësisë për të birin.

Më në fund në qershor 2010, Eliza u thirr në shtëpinë e Fernandes me një pretekst të rremë, ku vuajti disa ditë presion e tortura në duart e miqve e të paguarve nga partneri saj, mes të cilëve edhe gruaja me të cilën ai ishte martuar.

Brutaliteti kulminoi me vrasjen e Eliza dhe copëtimin e trupit për të humbur gjurmët.

Zhdukja e Eliza u kthye shpejt në një stuhi mediatike dhe teksa provat dilnin në dritë njëra pas tjetrës Fernandes dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan.

Në 2013, Fernandes u dënua me 22 burg për organizimin e vrasjes së Eliza, në një gjyq që shokoi publikun me detajet e krimeve, përfshi pranimin e fajit nga Fernandes dhe zhdujen e gjurmëve të trupit.

Por megjithë brutalitetin e krimit, burgosja e Fernandes ishte e mbushur me burokraci dhe në 2017 ai u lirua përkohësisht madje nënshkroi me një klub të ri sportiv, Boa Esporte.

Vendimi shkaktoi zemërim të gjerë në publik dhe protesta, që rrjedhimisht sollën ri-arrestimin e tij.

Por në 2019 dënimi i tij u konvertua në “regjim gjysmë të hapur” duke e lejuar të dilte e të punonte.

Zhvillimet sollën sërish zemërim nga opinioni dhe aktivistët e të drejtave të grave, me sistemin e korruptuar të drejtësisë, teksa një prej tyre komentonte: “Një absurditet që në muajin e të drejtave të grave lirohet vrasësi i dënuar dhe vijon të jetë sportist”.

Skuadra Orion FC raportohet se ishte klubi i shtatë me të cilin Fernandes nënshkruante, që prej lirimit të tij fillestar në 2017.

Në shtator 2024, rrjeti Netflix publikoi dokumetnarin “Viktima e padukshme: Rasti Eliza Samudio” duke rindezur dhe një herë dritën mbi historinë tragjike.

Fili përpiqet t’i japë zë të ndjerës Eliza, tragjedia e të cilës është lënë përherë në hije nga lajmet famëkeqe për vrasësin e saj.

Në të eksplorohen problemet e gjyqësorit me rimin e përçmuar si dhe pasojat e rënda mbi familjarët në jetë të Eliza, veçanërisht të birin e saj, shkruan rrjeti britanik The Sun.

FOTO GALERI
2/7
Vrasja e Eliza Samudio ishte porositur asokohe nga portieri i skuadrës së Flamengo, Bruno Fernandes de Souza

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA