Modelja e rrjetit filmon vdekjen e saj teksa këndonte e kërcente me miqtë në pushime (foto-video)

04/10/2024 16:36

Në pamjet e rënda janë regjistruar momentet kur një grup miqsh me pushime panë sesi shoqja e tyre bie për vdekje se prapthi teksa këndonte gjatë mbrëmjes së zbavitjes.

Momentet e fundit të modeles ruse Arina Glazunova’ ishin regjistruar në pamjet e rënda të filmuara në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi, teksa kërcente e këndonte me miqtë e saj.

Arina shihet duke kërcyer në trotuar me këngën e grupit rus ‘Hunger Boys’ mbrëmjen e 27-shtatorit.

Ajo shikon nga kamera e shoqes së saj pa e pasur mendjen se ku po shkon, me lirikat e këngës që thonë: ‘Jo, unë po pres për ty, por dije se kam dashuruar për herë të fundit … për herë të fundit”, para se tragjikisht të zhduket duke rënë në hyrjen e një nënkalimi hekurudhe prapa saj.

Në video dëgjohet ulërima e Arina teksa shoqja e saj shikon me tmerr dhe te tjerët klithin.

Mediat vendase raportonin se rusja Arina, nga Moska, ishte dërguar në spital por kishte ndërruar jetë nga plagët në qafë e në kurriz.

Foto nga vendi i rënies tragjike tregonin për një shkallë të lartë rreth 70 cm që ndiqej nga të tjera shkallë.

Vendasi Dato Akobia, tha për mediat se vendi ku ra Arina është shumë i rrezikshëm: “Çdokush mund të bjerë aty”. /Metro.co.uk/

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA