Emrat/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranon pjesëmarrjen në komisionin “Xhafaj”, propozon dy anëtaret

04/10/2024 15:24

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka propozuar në mbledhjen e së hënës që të caktojë dy anëtare, Arta Mandro, anëtare e KLP nga shoqëria civile dhe Vate Staka nga radhët e prokurorëve, në komisionin “Xhafaj”.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur në mbledhjen informale të së hënës që të caktojë dy anëtare, Arta Mandro anëtare e KLP nga shoqëria civile dhe Vate Staka nga radhët e prokurorëve.

Nisur nga zhvillimet e fundit dhe interesimin e medias, ne lidhje me qëndrimin e KLP-se mbi Komisionin e Posaçëm, ju njoftoj se gjatë mbledhjes se dt. 16.08.2024, është diskutuar për përfaqësimin e institucionit në këtë komision.

Siç jeni njohur edhe me njoftimin zyrtar të kësaj mbledhjeje, është diskutuar parimisht, më pas gjatë ditës së hënë, në mbledhje informale dhe është dakordësuar për t’u përfaqësuar me 2 emra; znj. Arta Mandro anëtare jo prokurore dhe z. Vate Staka anëtar prokuror. Që nga ky moment, nuk ka pasur më zhvillim të mëtejshëm me komisionin”, sipas njoftimit të KLP.

KLP është i vetmi institucion që ka pranuar të dërgojë përfaqësues në Komisionin Antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA