Abuzonte seksualisht me të mitur, 42 dënime të përjetshme për përdhunuesin serial. Shtirej si elektricist dhe…

04/10/2024 21:21

Një abuzues seksual është dënuar me 42 burgime të përjetshme në Afrikën e Jugut.

Abuzimet janë kryer gjatë periudhave 2012-2021, ku shumica e viktimave të 40 vjeçarit, Nkosinathi Fakathi ishin të mitur, ku disa prej tyre ishin vetëm 9 vjeç. BBC shkruan se 40-vjeçari, ndonjëherë i detyronte fëmijët ta shikonin duke abuzuar seksualisht viktimat e tij, ndërsa i detyronte djemtë e vegjël të abzuonin të dashurat e tyre. Në raste të tjera, ai shkonte në shtëpitë e viktimave duke u shtirur si elektricist për të riparuar pajisjet.

Ai u arrestua në vitin 2021 pas një shkëmbimi zjarri me policinë. Nga plagët e marra ka humbur njërën këmbë. Përveç përdhunimit, ai u dënua për rrëmbim, vjedhje dhe sulm, raporton BBC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA