“Policia është nën alert për protestën e opozitës”, Karamuço flet për 7 tetorin e Partisë Demokratike

03/10/2024 10:10

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Top Story”, u shpreh se policia po përgatitet për protestën e Partisë Demokratike në 7 tetor.

Duke vlerësuar figurën e Ilir Prodës, që u emërua një ditë më parë drejtor i përgjithshëm i Policisë, Karamuço tha se pritet që shumë shpejt pritet të zyrtarizohen edhe drejtorët e qarqeve.

“Ka një background më së shumti në policinë kriminale, ne nuk kemi pasur kurrë një drejtor të përgjithshëm policie, që është rritur në policinë kriminale. Ka arritur majat në policinë kriminale.

Pritet që shumë shpejt të zyrtarizohen edhe drejtorët e qarqeve, më shpejt se sa ata e kishin menduar, edhe për shkak të një situate që policia është disi në alarm për datën 7”, tha Karamuço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA