Të paktën 14 palestinezë janë vrarë nga një sulm izraelit në Bregun Perëndimor.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Tulkarm tëe Bregut Perëndimor, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Ushtria izraelite më herët tha se kishte kryer një sulm në Tulkarm, pa dhënë më shumë detaje. Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, tha se të paktën pesë persona u vranë në sulm.
Udhëheqësit e G7 kanë shprehur “shqetësimin e tyre të thellë” për përkeqësimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe kanë dënuar “me fjalët më të forta” sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit.
Grupi – i përbërë nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Japonia, Kanadaja dhe Italia – bëri thirrje që “të gjithë lojtarët rajonalë të veprojnë me përgjegjësi dhe me përmbajtje” pasi Irani lëshoi rreth 200 raketa në Izrael të martën mbrëma.
Top Channel