Opozita po planifikon ngujim në sallën e parlamentit? Gjekmarkaj: Do shfrytëzojmë çdo mundësi që na hap rrugë ndërgjegja

03/10/2024 09:10

Deputetët e opozitës po qëndrojnë jashtë godinës së Kuvendit, pasi garda nuk i lejon të hyjnë Brenda, për shkak të përjashtimit të tyre nga Komisioni e Etikës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, nuk përjashtoi mundësinë e ngujimit në sallën e parlamentit.

Çdo mundësi që na hap rrugë ndërgjegja për t’i shërbyer këtij vendi, ne do ta shfrytëzojmë”, tha ai.

Sekretariati i Etikës përjashtoi Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledjon Nallbatin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Edi Palokën me 10 ditë. Ndërkohë 20 deputetët e tjerë u përjashtuan me 40 ditë.

Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të PS për marrjen e masës disiplinore për 24 deputetë të PD, pas kaosit të shkaktuar në Kuvend ditën e hënë, dhe djegien e karrigeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA