Nga një tetori pushoi së funksionuar marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës e Morinës, duke rikthyer radhët e gjata të pritjes në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë.

Pavarësisht se pikat kufitare po punojnë me katër sportele secila, drejtuesit e automjeteve ankohen se po presin në radhë deri në 30 minuta dhe kërkojnë që marrëveshja e verës të jetë në fuqi përgjatë gjithë vitit

Marrëveshja e lëvizjes së lirë të nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e këtij viti shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit verorë.

Pika kufitare tokësore e Morinës përpunon numrin më të madh të qytetarëve në Republikën e Shqipërisë. Vetëm në gjashtë muaj nga janari deri në gusht të këtij viti nga kjo pikë hynë e dolën mbi 8 milionë shtetas të huaj dhe 4 milion shtetas shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA