Hetimet tek Onkologjiku/ “Pacientët me kancer kërkonin të ndiqeshin në klinikën time”, mjeku dëshmon në SPAK: U angazhova në dypunësim sepse…

03/10/2024 15:24

Edmond Gashi dha deklaratë si person nën hetim nga SPAK përpara një hetuesi të BKH dhe prokurorit të dosjes së Onkologjikut.

Pasi ka përfunduar marrja e tij në pyetje gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se mjeku ka kundërshtuar gjetjet e hetimit duke thënë se nuk kishte kryer korrupsion.

“Ndaj u angazhova në dypunësim edhe në shtet edhe në klinikë, për të mos u përfshirë në mitmarrje”, ka pretenduar mjeku, sipas të cilit rezulton se ka kryer në tepër ndërhyje në shtet për pacientët, sesa në klinikën e tij private.

Më pas mjeku, sipas burimeve të Anila Hoxhës ka treguar se pacientët zgjidhnin dhe kërkonin të ndiqeshin edhe në klinikën e tij siç ishte edhe rasti i pacientes bërë publik gjatë hetimit.

Gashi u shoqërua nga avokatja e tij Xhoi Nela, ndërkohë që gjatë javës së kaluar  Gjykata e Posaçme e Apelit i ka lënë disa detyra Spakut për Onkologjikun.

Midis tyre të tregojë nëse drejtoresha e Onokologjikut e ka menaxhuar apo jo situatën siç duhet, teksa vartësit kryenin aktivitetin kriminal duke zhvatur pacientët.

Një nga këto gjurmë që kërkon gjykata të gjendet është nëse ka dërguar apo jo drejtoresha e Onkologikut një kallëzim të mëparshëm në prokurorinë e Tiranës, e cila finalizoi investigimin penal duke firmosur disa masa sigurie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA