71 deputetë ishin të pranishëm në Kuvend këtë të enjte pavarësisht bllokimit të hyrjeve nga maxhoranca.
Maxhoranca arriti kuorumin, duke miratuar: Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.9.2024.
2. Njoftime
3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””.
4. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë.
5. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë.
Deputetët e Partisë Demokratike mbërritën këtë mëngjes në ambientet e Kuvendit, një orë para se të niste seanca plenare. Ata u përballën me Gardën e Republikës, që qëndronte përballë hyrjes kryesore, por edhe në hyrjet e tjera të Kuvendit.
Ndërsa, dyert anësore ishin mbyllur me dryn. Megjithatë, deputetët e opozitës tentuan të hyjnë me forcë në sallën e parlamentit, por pasi dështuan me këtë plan, u përpoqën që të paktën, të mos hyjnë brenda as kolegët e tyre socialist. Në këto çaste, pati për përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës.
Megjithatë, socialistët ia dolën të hyjnë në parlament, për të zhvilluar seancën plenare, që zgjati jo më shumë se 30 minuta.
Sekretariati i Etikës përjashtoi Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledjon Nallbatin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Edi Palokën me 10 ditë. Ndërkohë 20 deputetët e tjerë u përjashtuan me 40 ditë.
Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të PS për marrjen e masës disiplinore për 24 deputetë të PD, pas kaosit të shkaktuar në Kuvend ditën e hënë, dhe djegien e karrigeve.
Top Channel