Sulmet me raketa në Tel Aviv, SHBA i bën thirrje OKB-së: Të ndërmerren masa ndaj Iranit, duhet të dënohet

02/10/2024 17:22

Këshilli i sigurimit të OKB-së është mbledhur menjëherë pas sulmeve me raketa të Iranit drejt Tel Avivit.

Ambasadorja amerikane në OKB e quan sulmin raketor ndaj Izraelit një përshkallëzim të rëndësishëm të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Linda Thomas-Greenfield thotë se këshilli duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme. Ajo i bën thirrje OKB-së që të dënojë Iranin për sulmin dhe të imponojë pasoja të rënda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA