Në mungesë të ish ministrit Fatmir Mediu, avokati i tij Henrik Ligori kundërshtoi gjetjet e pesë ekspertëve ekonomiko-financiarë që në seancat e mëparshme kanë deklaruar se shtetit ju shkaktua dëm ekonomik duke nisur caktimi i çmimeve deri tek mos deklarimi i shitjeve nga demontimi i disa municioneve.
Duke përsëritur pikëpyetjet mbi formimin e ekspertëve, avokati akuzoi se në përfundimet e tyre ata kanë kapërcyer kompetencat duke u shprehur edhe juridikisht.
Prokurori i çështjes Klodian Braho replikoi duke thënë se përfundimet e ekspertëve kane jo vetëm rezultate juridike por edhe shkencore dhe ekonomike.
Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin, është një proces qe ka ndodhur edhe me parë tha avokati dhe akuzat e shpërdorimit të detyrës kërkon dëm ekonomik të shkaktuar me dashje.
Çlidhje kane akuzat me kompetencat e ministrit kërkojnë përgjigje avokatët.
Duke ju referuar zërave si dëmi ekonomik i shkaktuar nga mod deklarimi i të ardhurave nga shitjet e municioneve prej kompanisë Sac, avokati pyeti çfarë është ministri inspektor tatimesh.
Pyetjet e tjera ishin po ashtu me dëmet ekonomike të shkaktuara edhe nga transporti.
Ndërkohë Ligori ripërsëriti kërkesën për ekspertim të pjesshëm një kërkesë për të cilën gjykata do të shprehet në nëntë tetor.
Gjyqtarja ftoi palët që në seancën e radhës të dëgjohen për aktin tekniko-ushtarak mbi Gërdecin.
Top Channel