Refugjatët sirianë nga një luftë në tjetrën, largohen nga Libani prej bombardimeve të Izraelit (fotot)

02/10/2024 20:55

Pas largimit nga vendi i tyre Siria drejt Libanit prej luftës që nisi 12 vite më parë, mijëra refugjatë sirianë tashmë marrin sërish rrugët për t’i shpëtuar luftës duke u rikthyer në Siri.

“U larguan nga Siria kur ISIS hyri në Raka. U larguam vetëm me fëmijët, pa marrë asgjë me vete, dhe erdhëm në Liban”, thotë Ahmad Mostafa nga Jusiyah teksa kalon kufirin. “Sot po lëmë përseri gjithçka dhe po kthehemi përsëri për t’i shpëtuar luftës nga Izraeli”, shton ai.

Libani tha sot se më shumë se 200,000 njerëz, kryesisht sirianë kanë kaluar drejt Sirisë që prej nisjes së bombardimev të Izraelit javës që shkoi, kundër atyre që thotë se janë ‘objektiva të Hezbollah’.

Agjencitë e OKB që operojnë në pikat kufitare thonë se ka rreth 1.5 milionë sirianë në Liban, të ardhur që prej luftës brutale në Siri që nisi në 2011, pas protestave në dukje paqësore kundër regjimit Bashar al-Assad.

Tashmë fluksi i sirianeve te dëshpëruar është kthyer në drejtim të kundërt teksa ushtria izraelite bombardon Libanin me sulmet ajrore që deri tani kanë vrarë rreth 700 njerëz, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA