Për të tretën ditë opozita bojkotoi pjesëmarrjen në komisionet parlamentare përfshi konferencën e kryetarëve ku është miratuar kalendari punimeve për javën në vijim.
Ndërkohë komisioni parlamentar për dizinformimin drejtuar nga Erion Brace nisi seancat dëgjimore nga ku sot po dëshmon ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Ndërkohë në ora 15:00 mblidhet Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të PS për të ndëshkuar 24 deputetë të opozitës.
Opozita ka nisur një aksion pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit për akuzën e kallëzimit të rremë.
Opozita ka vendosur të bojkotojë të gjitha komisionet qe prej të hënës ndërsa më 7 tetor do të nisë vala e protestave.
Nga ana tjetër, edhe seanca plenare e së hënës u përfshi nga tensione mes maxhorancës dhe opozitës.
Deputetët demokratë morën karriget e tyre në sallë dhe i nxorën ne oborr ku u vunë flakën.
Pas kësaj situate, Policia e Tiranës dërgoi në SPAK deputetët e përfshirë.
Top Channel