Në një videomesazh drejtuar popullit izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se “ne do t’i shpëtojmë të gjitha pengjet, duke luftuar boshtin e së keqes së Iranit”.
Kryeministri izraelit ofroi ngushëllimet e tij për familjet e tetë ushtarëve të vrarë të mërkurën në operacionet në Libanin jugor në një deklaratë të filmuar menjëherë pasi IDF njoftoi vdekjen e tyre.
“Dëshiroj të dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e heronjve tanë që ranë sot në Liban. Ne jemi në mes të një lufte të ashpër kundër boshtit të së keqes të Iranit, i cili kërkon të na shkatërrojë. Kjo nuk do të ndodhë sepse ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe me ndihmën e Zotit do të fitojmë së bashku”, shprehet Netanyahu.
אני מבקש לשלוח תנחומים מעומק ליבי למשפחות גיבורינו שנפלו היום בלבנון.
השם ייקום דמם. יהי זכרם ברוך.
אנחנו בעיצומה של מלחמה קשה נגד ציר הרשע של איראן, שמבקש להשמיד אותנו. זה לא יקרה – כי נעמוד יחד, ובעזרת השם – ננצח יחד.
נחזיר את חטופינו בדרום, נחזיר את תושבינו בצפון, נבטיח את… pic.twitter.com/UiPXaTSOYO
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) October 2, 2024
Ai përmendi gjithashtu rreth 100 pengje që kanë mbetur në duart e Hamasit në Rripin e Gazës, si dhe izraelitët që kanë lënë shtëpitë e tyre në veri për shkak të Hezbollahut, duke thënë se “Ne do të shpëtojmë pengjet tona në jug, do të kthejmë banorët në veri, do të garantojmë përjetësinë e Izraelit”.
Kujtohet se të mërkurën IDF njoftoi vdekjen e një ushtari dhe më pas të shtatë të tjerëve në incidente të veçanta në Libanin jugor.
Top Channel