Në pikën postare të tranzitit, përpunimi i pakove bëhet 24 orë, me turne. Në rutinën e punës, çdo operator që përpunon pakot e vogla, është i monitoruar nga një kamer e posaçme mbi tryezën e punës.

Por, këto masa sigurie nuk i kanë ndalur përpjekjet e trafikantëve. Veç rasteve që ne zbuluam më sipër, janë me dhjetëra çështje të cilat janë në hetim.

A mund të filtrojnë pa u pikasur nga skanerat sende të dyshimta? Nisur dhe nga fakti që në një prej dosjeve, personi deklaroi se 2 javë më herët kishte bërë një dorëzim, pra kishte filtruar…

Inside Story, ka siguruar disa materiale ekskluzive që bëjnë fjalë për hetime të tjera konfidenciale për ngarkesa të jashtëligjshme apo të dyshimta. Tentativat për trafik droge, janë vetëm maja e ajsbergut.

Kjo që shihni, është një pajisje e dyshimtë e cila ka vënë në alarm strukturat e Antiterrorit. Për thuajse 2 muaj pasi u bllokua në qendrën e tranzitit, pajisja iu nënshtrua verifikimeve nën dyshimet se ishte lëndë plasëse. Pikërisht, sulmet terroriste përmes pakove postare përbëjnë sot shqetësimin kryesor. Pajisja në fjalë, ishte e vështirë të hapej pasi ishte izoluar me rezinë.

Në fund, rezultoi se ishte një bateri novatore, krijim artizanal. Prodhuesi ishte një shtetas shqiptar që sipas dokumentit, rezultonte se ishte edhe dërguesi i pajisjes. Ai, e mbulonte me rezinë për të mbajtur sekret formulën e prodhimit nga konkurrentët e mundshëm.

Pritësi i pajisjes ishte një shtetas me banim në qytetin Anduhar në Spanjë. Hetimi u pushua pasi rezultoi se pajisja nuk përbënte rrezik.

‘Fokusi kryesor i postës është në zbulimin e objekteve të ndaluara kryesisht drogë armë, pjesë armësh që futen. Duke qenë se aderojmë në UPU prej vitesh, rrjeti infos shkëmbehet me institucionet e tjera homologe. Kontrolli ndodh në çdo nivel aeroporti dhe poste ndërkombëtare’ u shpreh Petrit Kola, përgjegjësi i sektorit doganor, ‘Posta Shqiptare’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA