Pas arrestimeve të kryera, shërbimet policore shkuan sërish në terminalin doganor ku u vunë në kërkim të një pakoje me mbishkrimin e vajzës me inicialet P.L. që nuk kishte asnjë lidhje me trafikun. Kërkimet u bënë pas zbulimit të fotos së saj të pasaportës tek telefoni i një prej të pandehurve.
“Mbi kutinë postare gjendje mbishkrimi 2.18 kilogramë që tregonte peshën e materialeve në këtë pako postare me lëndë të dyshuara narkotike cannabis sativa”.
Dyshimet rezultuan të sakta edhe për këtë ngarkesë. Pas hapjes së pakos, krahas sendeve të tjera, brenda saj ndodhej një sasi prej rreth 1.5 kilogramë lëndë narkotike. Në total, në të dyja pakot ishin postuar nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë rreth 3.2 kilogramë kanabis përmes kësaj linje të zbuluar.
Gjatë aksionit policor, minorenit 16-vjeçar iu sekuestrua një sasi prej 8325 eurosh, një shumë mjaft e madhe parash për një adoleshent të asaj moshe. Ai punonte në një tabakino të familjes, por shuma e parave që iu gjetën, ishte mjaft larg fitimeve të atij aktiviteti të vogël.
Në dëshminë e dhënë, babai i minorenit deklaroi se nuk kishte asnjë dijeni në aktivitetin për të cilin dyshohej djali.
“Djali i vogël është gjimnazist në vit të parë, në gjimnazin Besnik Sykja. Djali i vogël ndonjëherë pas shkolle rri në dyqan ndërsa punë tjetër nuk bën. Rreth orës 15:00, në dyqanin tonë te xhamia në Selitë pashë që punonjësit e policisë kishin ndaluar djalin e vogël. Nuk kam dijeni nëse djali ka kryer apo kryen ndonjë veprimtari të jashtëligjshme”.
Në fund të veprimeve, prokuroria kërkoi në gjykatë masën e sigurisë së arrestit me burg për dy të arrestuarit. Këto episode trafiku që zbuluam, nuk janë një rast i zakonshëm, por një këmbanë alarmi se si të miturit po përfshihën në krim masivisht. Madje, një 16-vjeçar bëhet pjesë e një linje trafiku të mirëmenduar nga SHBA në Shqipëri. Një linjë trafiku që mendon rritjen dhe adaptimin e të rinjve me metodat e grupeve të strukturuara kriminale që në vegjëli…
‘Ne kemi përfaqësues të doganës në filiain e tranzitit ku gjithë infot e dyshuara i kalohen doganës e më pas kemi bashkëpunim me policinë, prokurorinë ku gjithë informacionet ua kalojmë atyre kur dyshojmë, një pejsë e madhe e infove janë bërë publike, kanë pasur sukses, disa tjera janë ende në hetim’ u shpreh Petrit Kola, përgjegjsi i sektorit doganor, ‘Posta Shqiptare’
Top Channel