I dehuri përleshet me pitonin në rrugë, dhe rezultati është ‘ajo që pritej’ (video-foto)

02/10/2024 17:17

Një burrë i dehur kishte nisur të përleshej me një gjarpër piton teksa kthehej në shtëpi në Kinë, por megjithë guximin e tij, humbi në mënyrë qesharake.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve që të lironin burrin nga kapja shtrënguese e pitonit para se të mbetej i vdekur.

Miqtë e burrit të paidentifikuar publikisht thonin se ai kishte hasur gjarprin 2.5 metra të gjatë teksa kthehej në shtëpi nga bari i lokalitetit në Kinë.

Por duke u ndjerë me vetëbesim nga pija alkoolike, ai vendosi të provokonte gjarprin para miqve të tij.

Prandaj zvarraniku e rrethoi dhe nisi ta shtrëngonte me kapjen e vdekjes, duke detyruar të tjerët të thërrisnin zjarrfiksat.

Zjarrfikësat e Huizhou, në veri të Hong Kong fatmirësisht mbërritën para se burri të kishte vdekur nga asfiksia.

Ata përdorën shtylla për të liruar kapjen e gjarprit dhe lejuar burrin të merrte frymë.

Në pamje shihet që punonjësit më pas marrin gjarprin duke e futur në thes.

Burri raportohet se refuzoi shoqërimin drejt spitalit dhe u kthye në shtëpi me miqtë e tij.

Pitoni ishte lënë i lirë në botën e egër një ditë më vonë, shkruan rrjeti britanik Metro.

FOTO GALERI
1/3
U desh ndërhyrja e zjarrfikësve që të lironin burrin nga kapja shtrënguese e pitonit para se të mbetej i vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA