FOTO/ Momente frike dhe paniku në Japoni! Shpërthen bomba nga Lufta e Dytë Botërore, anulohen fluturimet

02/10/2024 17:16

 Një bombë amerikane e Luftës së Dytë Botërore që ishte groposur në një aeroport japonez ka shpërthyer këtë të mërkurë, duke shkaktuar frikë dhe panik.

Shpërthimi shkaktoi një krater të madh në një rrugë lidhëse dhe anulimin e më shumë se 80 fluturimeve. Sipas autoriteteve japoneze nuk pati asnjë të lënduar. Zyrtarët e Ministrisë së Tokës dhe Transportit thanë se nuk kishte asnjë avion aty pranë kur bomba shpërtheu në aeroportin Miyazaki në Japoninë jugperëndimore.

Sekretari kryesor i kabinetit të Japonisë, Yoshimasa Hayashi, tha se më shumë se 80 fluturime ishin anuluar në aeroport, ndërsa shtoi se shpreson që nesër në mëngjes të rifillojë fluturimet.

Aeroporti Miyazaki u ndërtua në vitin 1943 si një ish-fushë trajnimi fluturimi të marinës perandorake japoneze nga e cila u ngritën disa pilotë kamikaze në misione sulmi vetëvrasës. Një numër bombash të pashpërthyera të hedhura nga ushtria amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në zonë, thanë zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA