Vëllai i ish-ministrit të Brendshëm të Libanit, Nohad Machnouk, Imad Machnouk shpreh nevojën për diplomaci mes Libanit dhe Izraelit.
Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria live” në Top Channel, Machnouk u shpreh se presidenti turk, Rexhep Taip Ergogan mund të luajë rol të rëndësishëm në ndalimin e luftës, duke bërë bashkë palët.
“Duhet të ketë hapësirë për diplomaci, fatkeqësisht askush në zonën ndërkombëtare nuk ka ushtruar presion ndaj Izraelit. Erdogan mund të luajë një rol të rëndësishëm, duke mos shitur vetëm slogane. Nëse dëshiron të luajë rol në ndalimin e kësaj lufte dhe t’i bëjë bashkë palët për të krijuar hapësirë për diplomaci, kjo do të ishte e vlerësuar, sidomos nga ana e qeverisë libaneze”, u shpreh ai.
Top Channel