Dosja/ ‘Element i dyshimtë’, sinjali i postës që zbuloi linjën novatore të trafikut

02/10/2024 21:30

Plot 10 vite më vonë, kur mendohej se ai skenar ishte harruar, u zbulua se transporti i drogës përmes postës ishte riaktivizuar.

Në 15 Gusht të vitit 2022, Sektori i Narkotikëve në Polici sinjalizohet nga Filiali i Qendrës Tranzit në Vorë, i Postës Shqiptare për 2 pako të dyshimta që kishin mbërritur nga Britania e Madhe.
“Nga skanimi i këtyre pakove janë konstatuar element të dyshimtë dhe me erë karakteristike si ajo e lëndës narkotike e dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu është administruar edhe proceverbali i mbajtur nga punonjësi i zyrës së postës ku është pasqyruar se pas kalimit të skanerit është vlerësuar ‘element i dyshimtë’”.
Pakot me peshë të përgjithshme 1.5 kilogramë ishin postuar sipas përshkrimit lodra për fëmijë. Dërgues ishte një shtetas që kishte dhënë identitetin Alari Aderajo siç shihet në materialet e dosjes hetimore. Pakot kishin dy adresa të ndryshme pritëse në qytetin e Durrësit ku ishin vënë identitete të rreme të dy personave.

‘Në rastet të cilat janë bërë publike janë finalizuar, në gjithë rastet, marrësi objektit ka qenë ndryshe nga emri në kartelën e objektit postar Prokuroria ka vendosur dorëzim të kontrolluar në këto raste’ u shpreh Petrit Kola, përgjegjësi i sektorit doganor, Posta Shqiptare
Pakot u transportuan në pikën e Postës Shqiptare në rrugën pavarësia, në zonën e Plazhit në Durrës ku qëndronin në pritje forcat operacionale. Këto janë imazhet e pakove që u ruajtën në gjendjen e tyre derisa u bë dorëzimi i kontrolluar. Ato u tërhoqën nga një shtetas i mitur i vënë në pranga me inicialet D. Sh., 17-vjeç.
“Te kutia me mbishkrim emrin Armir Cena gjendeshin edhe lodra për fëmijë e sende të ndryshme. Pesha e lëndës e dyshuar si narkotike në njërën pako ishte 116 gramë dhe në pakon tjetër 220 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa”.
Adoleshenti i arrestuar, identitetin e të cilit nuk po e zbulojmë për shkak se ishte minoren në momenti ne arrestimit, ka mohuar implikimin në linjën e trafikut. Ai thotë se ka rënë në kurthin e rrjeteve sociale ku i kanë bërë ofertë për të marrë pakot kundrejt pagesës, pa e ditur se çfarë kishte brenda tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA