Në teatrin Skampa të Elbasanit është mbajtur për të 9 vit me radhë Takimi Mbarëombëtar i Orkestrës së harqeve, Muzika e Dhomës dhe Krijimtaria e saj.
Festivali i vetmi i këtij lloji në Shqipëri ka bërë bashkë orkestrat e harqeve nga Tirana, Korça, Shkupi, Vlora, Durrësi Elbasani etj. Eventi i cili tashmë është kthyer në traditëvit pas viti merr përmasa edhe më të mëdha ndërsa muzika klasike kërkon gjithashtu një publik të përzgjedhur.
“Është edicioni i 9, harta gjeografike është shtuar. Kemi shumë trupa, orkestra dhe ansamble sepse festivali është Orkestra e Harqeve dhe Asambleve, muzika e dhomës. Kemi nga qytette të ndryshme shqiptare dhe Maqedonia e Veriut. Kemi të ftuar special. Konkurenca është e madhe si i vetmi festival që ka çmime financiare”, tha Blerim Narazani, Drejtor i Festivalit të Orkestrave të Harqeve.
Dirigjenti Blerim Narazani thekson rëndësinë e këtij eventi për shkollat e muzikës dhe universitetin e arteve, pasi interesi duket në rënie dhe rreziku i madh.
“Ky event është i rëndësishëm për shkollat e muzikës dhe universitetin e arteve. Sepse kjo orkestër harqesh është formacioni më vital i simfonizmit. Numri më I madh I këtyre instrumentistëve që nga klasa eparë deri në universitet, janë instrumentat e harqeve që janë violina, viola, violinçeli dhe kontrabasi. Ka një rënie dhe mosinteres nga familjarët për ti dërguar fëmijët. Këto formacione në qytetet kryesore të Shqipërisë, që kanë shkolla muzike, të bëhen profesioniste. Sepse rreziku do të jetë shumë i madh në rast largimi të fëmijëve nga këto shkolla”, tha Nazani.
Për tre netë me radhë festivali do të mirëpresë rreth 200 artistë, ndërsa të ftuar special vijnë orkestrat e Bullgarisë si dhe Duo Violinë e Violë nga Spanja.
Top Channel