Sot nis indeksimi i pensioneve! Përfitojnë 791 mijë pensionistë, do të marrin edhe bonusin e fundvitit

01/10/2024 19:48

Prej kësaj të marte 1 tetor nis edhe zbatimi i indeksimi i pensioneve me 4.1%. Janë më shumë se 791 mijë pensionistë në të gjithë Shqipërinë që do të marrin pension më të lartë se në muajin shtator.

Pensionet urbane të pleqërisë nga sot rriten me 752 lekë, ndërsa pensionet rurale kanë një shtesë mesatarisht prej 453 lekë. Sakaq edhe pensioni social shkon në rreth 9700 lekë në muaj.

Me indeksimin prej 4.1% pensioni mesatar në vend do të rritet nga 18,341 lekë në muaj në 19 e 092 lekë në muaj.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën një miliard e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre milionë lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të vitit. Brenda këtij viti të gjithë pensionistët do të marrin edhe bonusin e fundvitit, vlera e të cilit nuk është përcaktuar ende.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA