Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë për në sulm të mundshëm nga Irani drejt Izraelit.
Irani po përgatitet të nisë menjëherë një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane, i cili paralajmëroi për “pasoja të rënda” nëse ky sulm ndodh.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari tha se IDF është në gjendje të lartë gatishmërie dhe se një sulm iranian ndaj Izraelit do të kishte pasoja.
Prej pothuaj një viti, situata në Lindjen e Mesme është shumë e nxehtë për shkak të luftës në Rripin e Gazës, si dhe nga sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit ndaj Libanit gjatë muajit shtator. Një tjetër shkak dyshohet të jetë vrasja e liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut nga Izraeli.
Top Channel