Modelja 29 vjeçare qëllohet për vdekje nga bandat teksa priste autobusin në Kosta Rika (fotot)

01/10/2024 21:42

Yuliana Castillo Sánchez raportohet se po priste autobusin para se sulmuesit në motoçikletë ta qëllonin me pistoletë, pas një debati që e reja duket se pati me ta.

Shërbimet e emergjencës kishin ardhur në vendngjarje për nëna e dy fëmijëve u shpall tragjikisht e vdekur në vendngjarje.

Të dyshuarit u larguan dhe raportohet se janë në kërkim nga policia.

Nuk dihen arsyet e konfliktimit të Castillo Sánchez me dy sulmuesit, por policia tha se kjo besohet të ketë qenë motivimi për aktin e rëndë.

Në një deklaratë autoritetet thanë: “Viktima ishte në një rrugë publike, me sa duket duke pritur autobusin, kur dy burrat erdhën me motoçikletë”.

“Ajo kishte nisur të debatonte me ta, dhe një nga të dyshuarit e qëlloi para se të largoheshin nga vendngjarja”.

Autoritetet thanë se mund të ishte një sulm hakmarrjeje pasi viktimës nuk i ishin vjedhur sende personale.

Castillo Sánchez ishte një modele e njohur në Instagram me rreth 15,000 ndjekës.

E ndjera lë pas vajzën tetë vjeçare dhe të birin katër vjeçar.

Një familjar tha për modelen: “Ajo ishte një nënë e shkëlqyer, bënte gjithçka për fëmijët e saj. Donte t’ia dilte vetë dhe të bënte më të mirën për fëmijët”.

Ngjarja ndodhi të shtunën në San José, Kosta Rika, raportonin rrjetet vendase La Nación, dhe La Teja, sipas burimeve të policisë dhe dëshmisë së nënës së të ndjerës.

Autoritetet nuk kanë përendur një motiv të saktë dhe ende asnjë arrestim nuk është bërë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA