“Këtu lejohen vetëm peshkaqenë”, në faqen zyrtare të Salianjit postohet fotoja simbolike me peshkun në Parlament

01/10/2024 10:14

Ervin Salianji ka bërë një tjetër postim në rrjete sociale, ndërsa aktualisht ndodhet në burgun e Fierit.

Në rrjetin e tij  “Facebook” është postuar një foto e disa viteve më parë, me një peshk të madh të cilin e mbante në duar, përballë Kuvendit, si simbolikë që “peshqit e mëdhenj të politikës të përfundonin pas hekurave”, shkruhet në postim.

Duke zbuluar se çfarë i ka thënë një nga punonjësit e Gardës, Salianji ka vetëm një thirrje: “Reagoni”.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit

Mirëmëngjes!

Këtu lejohen vetëm peshkaqenë!

Në 2018, gjashtë vjet më parë, kur partnerët ndërkombëtarë me të drejtë insistonin tek drejtësia funksionale, duke kërkuar që “Peshqit e Mëdhenj” të politikës të përfundonin pas hekurave.

Një metaforë e gjetur simbolike kur Salianji hyri në Kuvend, me një peshk dhuratë kryeminsitrit.
E shakaja e gjetur e punonjësve te Gardës: “këtu lejohen vetëm peshkaqenë…

Reagoni!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA