SHBA “zbarkon” në Kushtetuese! Çështjet e nxehta në gjykim, diplomatja VanHorn: Integritet dhe paanshmëri

01/10/2024 16:04

Amerikanët kanë zgjedhur vizitën e kortezisë që Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA në Tiranë po kryen me zyrtarët vendas, për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj Gjykatës Kushtetuese Shqiptare.

Takimi i zonjës VanHorn që shoqërohej nga dy këshilltarët ligjorë rezidentë në ambasadë, me gjyqtarët Kushtetues më shumë se sa bisedë në kohë të trazuara për pak prej tyre, vjen në prag të çështjeve të mëdha që nga SPAK kanë mbërritur për interpretim kushtetues.

Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese është me një gjyqtar kushtetues më pak, mbas dorëheqjes së Elsa Toskës deklaruar për shkaqe personale. Kjo shtroj pyetjen çfarë ndodh me çështjet kur gjyqtarët do të ndahen katër me katër, a do të quhen të rrëzuara si kërkesa?

Veç ish-kryeministrit Berisha çështja e të cilit hapet mbi bazë dokumentare në 19 nëntor, një tjetër patate e nxehtë për të cilën parashikimet janë të do të dëgjohet në janar 2025 është dosja ‘ Vanilla 62700” njohur si “Metamorfoza”, njohur ndryshe si dosja e SkyEcc.

Mijëra biseda të përcjella me letërporosi nga francezët zbuluan bashkëjetesën mes grupeve kriminale që ndihmoheshin nga ish-zyrtarë policie dhe ish-prokurorë të përfshirë në krim, dhe po ashtu gjahun e tyre për të eliminuar armiqtë. Kjo çështje iu dorëzua kushtetueses nga avokatët e Pëllumb Gjokës, një biznesmen, i njohur si investitor strategjik, i cili po ashtu ekspozohet në chatet SkyEcc.

Në një arenë të polarizuar politike, gjyqtarët e Kushtetueses duhet të japin përgjigje nëse duhej apo jo SPAK të kërkonte masë detyrim paraqitje ndaj ish kryeministrit , pa kërkuar autorizimin e kuvendit. Dhe çështja më e rëndësishme, SkyEcc që ka ekspozuar politikanë prokurorë e gjyqtarë ende nën hetim, a janë apo jo të ligjshme.

Për SPAK që gjatë të martës dëgjoi në një seancë paraprake avokatët e “Metamorfozës”, bisedat në SkyEcc janë marrë me letërporosi bazuar në marrëdhëniet ndërkombëtare edhe janë të ligjshme në hetime.

Edhe kjo ndodh në të njëjtë ditë kur në vizitën e takimit që ka zgjatur gati 45 minuta, zonja VanHorn siç citoi një burim anonim i pranishëm një takim mësohet tu ketë kujtuar gjyqtarëve kushtetues vlerën e pavarësisë, qëndresës ndaj presioneve së bashku me mesazhin “ne jemi këtu jo vetëm për SPAK, por edhe për ju”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA