Ahengu shkodran, interpretohen këngët më të bukura tradicionale të qytetit

01/10/2024 16:14

Përmes “Ahengut Shkodran”, Shkodra po tenton të ruajë pasurinë e paçmueshme të muzikës tradicionale qytetare.

Këngët me të bukura nder vite të konsideruara si një nga kryeveprat e trashëgimisë tonë kombëtare shpirtërore krijuan një atmosferë të veçantë në oborri e Muzeut Historik duke bërë pjese të festes edhe të huajt.

“Po e shijoj në maksimum.Vij nga Portugalia me miqtë e mi dhe po kënaqemi. Me pëlqen jashtëzakonisht kjo muzikë, veshja, festa që krijoni. Më pëlqen çdo gjë shqiptare”, tha një turist.

“Është fantastike. Ju keni një kulturë të gjallë, shumë të bukur dhe duhet ta ruani. Kjo lloj muzike tradicionale më pëlqen shume ndonëse nuk i kuptoj fjalët. Bravo”, u shpreh një turiste.

“Jam nga Gjermania dhe po kënaqem. Muzika sot në të gjithë botën duket e njëjtë, por kjo muzikë tradicionale, duket unike prandaj ju lutem, ruajeni. Muzika, ambienti, veshjet tradicionale, çdo gjë e bukur”, tha një turist.

Në këtë edicion të 12-të “Ahengu Shkodran” solli për herë të parë edhe 2 këngë të dy emrave të mëdhenj si  Ndre Mjeda dhe Tish Daija.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA