Analiza e CNN/ Demokratët triumfojnë në të gjitha frontet zgjedhore, ja cilat janë konkluzionet para “luftës” për senatin në mes të mandatit të Trump Zjarret që kanë shpërthyer në disa zona qëndrore të Greqisë i kanë kushtuar jetën dy burrave që po ndihmonin zjarrfikësit në përpjekjet kundër flakëve, njoftonin autoritetet.
Pensionisti Vassilis Handis tha se zjarret kishin arritur në shtëpitë e fshatrave, disa prje të cilëve ishin detyruar të evakuoheshin.
Zjarret pranë Korinthit, 140 kilometra në perëndim të Athinës, ishin duke u djegur edhe sot, të nxitur nga erërat sipas autoriteteve, ndërsa tymi i tyre shihej në kryeqytetin Athinë.
Anastasios Giolis, guvernatori i Korinthit, njoftoi për rrjetin shtetëror ERT për dy burrat e vrarë gjatë luftës me flakët, duke e quajtur ngjarjen “aksident tragjik”.
Trupat e vullnetarëve që luftonin flakët ishin gjetur pranë fshatit Elliniko, ndërsa dy zjarrfikës gjithashtu ishin plagosur, thanë burimet vendase për rrjetin AFP.
Zjarri i shfaqur papritur dje ishte përhapur shpejt duke e bërë të vështirë vënien nën kontroll, thanë burimet e zjarrfikësave.
Rreth 400 zjarrfikës raportohet se punon sot në terren por detyra bëhej e vështirë prej terrenit kodrinor dhe bimësisë së dendur, thane zyrtarët vendas.
Greqia është përfshirë sivjet nga periudha thatësire dhe valë të hershme të nxehti, ndërsa numri i zjarreve të egra sivjet ishte më i madh se ai në të njëjtën periudhë vitin e shkuar./AFP/
Top Channel