Ushtria izraelite nuk ndalet gjatë natës: Kemi kryer dhjetëra sulme ndaj objektivave të Hezbollahut

30/09/2024 09:27

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në rajonin Bekaa, në Libanin lindor, gjatë natës.

Sulmet kishin në shënjestër dhjetëra raketahedhës dhe ndërtesa të përdorura nga Hezbollahu për të ruajtur armët, raportojnë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

IDF ndër të tjera tha se shënjestroi ndërtesa ushtarake të përdorura nga Hezbollahu në pjesë të ndryshme të Libanit jugor.

Grupi militant palestinez Hamas thotë se Fateh Sherif Abu el-Amin, udhëheqësi i grupit në Liban, është vrarë së bashku me disa anëtarë të familjes në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA