Si ndikoi vrasja e liderit të Hezbollahut për partinë e Netanyahut? Sondazhi: Izraelitët mbështesin…

30/09/2024 16:16

Partia e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu fiton më shumë mbështetje pas vrasjes së liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah.

Sipas një sondazhi të Cannhel 12, partia në pushtet, Likud, do të do të fitonte shumicën e vendeve në parlamentin izraelit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot në Izrael, por në të njëjtën kohë nuk do të ishte në gjendje të ruante koalicionin ekzistues qeverisës.

Zgjedhjet parlamentare në Izrael zhvillohen duke përdorur sistemin e proporcionalitetit të thjeshtë dhe pragu për të hyrë në Parlament është 3.25%. Siç kanë treguar sondazhet e fundit, Netanyahu konsiderohet si kryeministri më i përshtatshëm kundër rivalëve të tij.

Në sondazh, Netanyahu kryeson 38-29% ndaj Gantz dhe 38-27% ndaj Lapid. Bennett kryeson Netanyahun 38-35%, por Netanyahu e ka ngushtuar diferencën nga 11% në sondazhin e fundit në favor të Bennett.

Sondazhi i publikuar dje nga Chanel 12, merr parasysh pasojat e vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten që lamë pas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA