“Shkollat si qendër komunitare” është një nga programet me rëndësi për ministrinë e arsimit, për të forcuar bashkëpunimin mes shkollës dhe komunitetit kundër fenomeneve negative.
Në Konferencën Kombëtare me temën “Shkolla Qendër Komunitare – Modeli Shumaktor për Komunitete të Qëndrueshme në Shqipëri”, ministrja Ogerta Manastirliu, vuri theksin te rëndësia e zgjerimit të kësaj nisme.
“Shkollat si qendra komunitare janë sot mbi 500 në të gjithë vendin, ku në 30 prej tyre organizohet edhe ky aktivitet që koordinohet nga Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Jam e bindur që me mbështetjen e të gjithëve ky model i suksesshëm do të shtrihet në të gjitha shkollat tona, sepse kemi nevojë për të fuqizuar marrëdhëniet mes shkollës dhe komunitetit në luftën kundër fenomeneve negative.”, shprehet Ogerta Manastrliu.
Sipas ministres bashkëpunimi dhe ngritja e mekanizmave mbrojtës për nxënësit kanë dhënë rezultate pozitive në uljen e incidenteve në shkolla.
“Numri i incidenteve në shkolla ka ardhur duke u ulur. Për vitin 2023-2024 janë raportuar rreth 742 raste me pak, në krahasim me një vit më parë, çka tregon se mekanizmat e ngritur janë funksionalë dhe bashkëpunimi ka luajtur një rol të rëndësishëm”, u shpreh ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Po ashtu Manastirliu përmendi punën e bërë nga ministria për sigurinë e nxënësve siç është rritja e numrit të oficerëve të policisë në 240 punonjës apo dhe ndërveprimi me punonjësit social.
Top Channel