Raundi i dytë i regjistrimeve në universite është në proces.
Ky raund ka gjithsej 5 faza 48-orëshe deh përmbyllet në datën 7 tetor, ditën e hënë, kur gjithe studentët e vendit do t’I drejtohen aulave për nisjen e vitit të ri akademik.
Përllogatitet që mbi 21 mijë maturantë në total do të fillojnë studimet e larta. Ecuri të mirë kanë patur këtë vit si programet 2-vjeccare profesionale, ashtu edhe degët prioritare si mësuesia dhe ato të Universitetit Bujqësor.
Arjan Xhelaj, Drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar: Faza e parë e regjistrimeve u mbyll, dhe mund të them që ka patur ecurinë më të mirë të viteve të fundit, ku brenda 48 orëve u regjistruan rreth 40% e aplikantëve.
Besoj që edhe në 4 fazat që kanë mbetur nga 5500 aplikantë të cilët aplikuan në raundin e dytë gati 95% e tyre do të arrijnë të regjistrohen. Duke i mbledhur me 16 mijë maturantët që u regjistruan në raundin e parë dhe duke i shtuan mbi 5000 maturantë nga raundi I dytë, bëjnë mbi 21 mijë në total.
Duhet të kemi parasysh që kemi edhe një fazë të lirë që nis nga 10 tetori dhe zgjat 2 javë ku maturantët që ndodhen në portalin U-Albania, paraqiten direkt në fakultet dhe të paraqisnin kërkesën. Vijon më pas regjistrimi në fakultete gjithmonë në portalin U-Albania, duke plotësuar kriterin e mesatares dhe kuotat që kanë në dispozicion.
Veçoria e këtij raundi janë programet profesionale. Nëse në raundin e parë patëm 10% aplikime në programet profesionale këtë raund të dytë kemi parë një dyfishim të tyre në mos më shumë.
Top Channel