Magjistratura “flet” frëngjisht, SHBA trajnon SPAK, europianët mundësojnë binjakëzim me magjistraturën e Francës

30/09/2024 19:40

Ndërkombëtarët e shohin si gur themeli të rëndësishëm shkollën e magjistraturës për të rindërtuar drejtësinë në vend pjesëtuar prej vettingut.

Dhe ndërsa gjyqtarë e prokurorë të SPAK trajnohen vazhdimisht në SHBA, evropianët po ofrojnë binjakëzim me magjistraturën kombëtare franceze për të formuar gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm shqiptarë. Integriteti dhe formimi cilësohen prioritare, po aq sa edhe një kontroll i imtësishëm edhe ndaj familjarëve të kandidatëve.

“Unë them se njëra prej gjërave që duhet të adoptojmë është kontrolli i imtësishëm i background të tyre, familjes dhe interesave të tyre. Të përzgjedhim njerëz që e kanë pasion të bëjnë drejtësi, nuk e shohin punën dhe rolin e gjyqtarit apo prokurorit si një vend pune të zakonshme, por si mision”, u shpreh Arben Rakipi, drejtori i shkollës së Magjistraturës.

“Prandaj përforcimi i institucioneve që trajnojnë, qe formojnë gjyqtarët dhe prokurorët profesionistë është gjëja më e rëndësishme  qe mund të bëjmë për të mbëshetur këtë reformë dhe për ta konsoliduar atë”, thotë Luigi Mattirolo, zv/ambassador i Italisë.

“Unë dëshiroj shumë që të ketë edhe më shumë gra të përfshira dhe të përfaqësuara në pozicione udhëheqës në sistemin e drejtësisë edhe si kryetare gjykatash edhe në krye të zyrave rë prokurorisë”, thotë ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Ndërsa Mirela Bogdani,  u shpreh se KLP duhet të sigurojë kurrikulat për formimin e tyre duhen marrë nga europioanët dhe SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA