I dënuari për vrasje rrihet për vdekje nga tre të burgosur në Kaliforni, thotë policia (fotot)

30/09/2024 21:28

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit brutal, por 46 vjeçari Alberto Martinez, ishte rrëzuar përtokë dhe më pas rrahur për vdekje nga tre të burgosur të tjerë në burgun Calipatria State Prison në Kaliforni, SHBA.

Sumi kishte ndodhur rreth orës 1.23 të pasdites kur zyrtarët thonë se 25 vjeçari Tyler Lua, e rrëzoi atë dhe nisi ta godasë brutalisht.

Më pas atij iu bashkuan dhe të dënuarit e tjerë Jorge Negrete-Larios, 33 vjeç, e Luis Beltran, 31, duke goditur Martinez “kur ai qëndronte në tokë i palëvizur.

Punonjësit e burgut reaguan më pas duke përdorur spraj djegës e shkopinj gome duke tentuar të shpëtonin 46-vjeçarin, i ciliu shpall i vdekur një orë më vonë në repartin e kujdesit mjekësor.

Mjekësia ligjore pritet ende të pëcaktojhë shkakun e saktë të vdekjes, shkruan rrjeti britanik The Independent.

Tre të dyshuarit janë vendosur në “strehim të kufizuar për kohën e hetimeve të ngjarjes,” thanë zyrtarët.

I ndjeri Martinez mbahej në burg prje vitit 2014, i dënuar me vdekje për vrasje dhe aktivitete me bandat e krimit.

Por megjithëse ishte i dënuar me vdekje Martinez iste vendosur me të burgosurit e zakonshëm  sipas një urdhri të guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom të vitit 2019.

Ndërsa sulmuesi Lua, ishte i burgosur prej 2019, me dënim 19-vjet për tentativë vrasjeje dhe më pas për zotërim substancash të ndaluara brenda burgut.

Negrete-Larios ishte dënuar me 32-vjet për tentativë vrasjeje, sulm të rëndë fizik dhe aktivitet të dhunshëm bandash.

I dyshuari tretë – Beltran – është dënuar përjetë për plagosje të rëndë me armë dhe zotërim armësh.

Vdekja e Martinez vjen disa vjet pas vdekjes së një tejtër të burgosuri në ktë institucion,   21 vjeçarit Joseph Martinez, i goditur fatalisht me thikë në 2020.

Burgu i Calipatria mban 2,638 të dënuar sipas autoriteteve në Kaliforni.

FOTO GALERI
1/5
46 vjeçari Alberto Martinez, ishte rrëzuar përtokë dhe më pas rrahur për vdekje nga tre të burgosur të tjerë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA