Fiks Fare/ Bashkia Mallakastër “vlerësim” tjetër për çiftin e TikTok-ut, nga i rrezikshëm, GTN-ja e rivlerëson bashkëjetuesin e nënës me “rrezik të mesëm”

30/09/2024 20:46

Emisioni Fiks Fare ju rikthye mbrëmjen e sotme historisë së tre të miturve të cilët jetonin me bashkëjetuesin e së ëmës në stan, në një fshat të Mallakastrës. 

Emisioni investigativë e ka sjell këtë histori disa ditë më parë kur bashkia Mallakastër e quante bashkëjetuesin  si të rrezikshëm për tre fëmijët e mitur të zonjës, por pa dhënë më shumë detaje. Kështu në bisedat e para të gazetarëve të Fiksit me Drejtoreshën e Shërbimit Social të Bashkisë Mallakastër, kjo e fundit tha se Adriatik Kullolli është person i rrezikshëm  për tre të miturit. Të cilët ishin fëmijët e bashkëjetueses së tij.

Gazetarët e Fiksit u interesuan disa herë për të marrë përgjigje në bashki dhe të gjitha herët ata thonin se fëmijët do largohen, pasi personi dhe situatat që ai ka kaluar janë të rrezikshme. Por asnjëherë nuk u morë një masë.

Që nga data 9 shtator deri më sot fëmijët jetojnë në stan dhe shkojnë në shkollën e fshatit Lapulec duke mos bërë asgjë për të miturit që ishin nën strehën e personit që ata cilësonin si të rrezikshëm.

Por pas insistimit të Fiksit  për një përgjigje, bashkia ndryshon qëndrim. Këtë herë në përgjigjen e tyre  thonë se Adriatiku nuk është i rrezikshëm, por janë kushtet e papërshtatshme për fëmijët, duke ju referuar kështu të njëjtës mbledhje të Grupit Teknik Ndërsektorial dhe këtë herë thotë se rreziku është i mesëm në bazë të vlerësimit fillestar të rastit

“Është thirrur dhe realizuar Grupi Teknik Ndersektorial (GTN) në datë

30.08.2024, në të cilën janë dakortësuar Planet Individuale të Mbrojtjes. Pjesë e këtij takimi gjithashtu kanë qenë dhe Znj.Lindita Shandori dhe Z.Adriatik Kullolli. Gjatë diskutimit të rastit nga anëtarët e GTN-së u bë vlerësimi i nivelit të rrezikut për situatën e fëmijëve sipas përcaktimit ligjor, ku është vlerësuar rrezik i mesëm.” Thuhet në përgjigjen zyrtare të bashkisë.

Madje sipas tyre po kërkojnë ende për një shtëpi me qira për fëmijët dhe zonjën.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA