Dy vëllezër në Shkodër janë vënë në pranga, pasi dhunuan efektivin e forcave “Shqiponja”.
Nën hetim është dhe një 19-vjeçar me iniciale E. L., drejtues i mjetit, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
Gjatë patrullimit të zakonshëm në sheshin “Prek Cali”, punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë konstatuar një automjet dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga forcat “Shqiponja”.
Në momentin e shoqërimit të automjetit, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga vëllezërit: 29-vjeçari Mateo Docaj dhe 38-vjeçari Marjan Marku alias Marjan Docaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel