Aksident në Maliq, makina përplas 32-vjeçarin me motomjet, dy të plagosur

30/09/2024 10:06

Një aksident ka ndodhur në mesnatë në Maliq, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Rreth orës 00:30, në fshatin Zvezdë, Maliq, motomjeti me drejtues shtetasin E. T., 31 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA