Policia pakistaneze është përleshur me protestuesit në një demonstratë për vdekjen e shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Protestuesit që gjuanin gurët u përleshën me policinë në qytetin e Karaçit, pasi këta të fundit i penguan që të arrinin te konsullata amerikane. Demonstruesit mbanin në duar pankarta të liderit të Hebollahut dhe brororisnin “Vdekje Amerikës!”. 7 oficerë policie mbetën të lënduar në kokë, pasi u qëlluan me gurë.
New: Pakistan called in riot police to stop angry protestors led by Majlis Wahdat Muslimeen Pakistan from marching to the US consulate in Karachi.pic.twitter.com/pYUMYltZC4
Pakistan senator Allama Raja Nasir Abbas Jafri had called for nationwide protests to express anger against…
— Dhairya Maheshwari (@dhairyam14) September 29, 2024
Protesta ku morën pjesë rreth 3000 njerëz u organizua nga partia fetare ‘shiite pro-iraniane Majlis Wahadetul Muslimeen’.
Images from today’s protest in front of the #US Embassy in #Karachi #Pakistan on the occasion of the martyrdom of Resistance Leader Sayyed Hassan #Nasrallah pic.twitter.com/dNJCQhFrLY
— Islamic Axis Turkey (@AxisTurkey) September 29, 2024
Top Channel