Shqipëri, 380 mijë të dënuar/ Shifër shumë e lartë nga viti 1999, diskutohet ligji i dekriminalizimit

29/09/2024 12:50

Në episodin e 12 “Mundësia e dytë” të podcastit  “Fol me Anila Hoxhën” transmetuar në Top Albania Radio, u raportua se prej 1990 në Shqipëri janë gjetur fajtorë për krime të ndryshme e për pasojë kanë vuajtur heqjen e lirisë 380 mijë shtetas.

Përballë një shifre të tillë të lartë, gjyqtarë e juristë të ftuar diskutuan mbi ligjin e dekriminalizimit, si edhe për procesin rehabilitues që ndikon në rënien e të dhënave të kriminalitetit dhe të recidivizmit.

Gjyqtari administrativ Bezart Kackini tregoi se për shkak të kërkesave të shumta për dëshmi penaliteti, ku shkruhej jo vetëm i rehabilituar, por edhe historiku i veprave të kryera, trupat gjyqësore ndryshuan praktikën duke urdhëruar që në dëshmi të tilla të evidentohet vetëm rehabilitimi.

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Klevis Qose diskutoi për të dënuarit që kthehen si përsëritës në burgje, siç janë shpërndarësit e drogës dhe përdoruesit dhe në vend të tretë hajdutët.

Ndërkohë që ish-polici Behar Ismaili, i hetuar për shpërdorim detyre dhe i shpallur fajtor këmbënguli që procesi i rikthimit në normalitet mbas problemeve me drejtësinë mbetet i vështirë.

Në 12 episode të transmetuara në Top Albania Radio, gjyqtarë nga Gjykata e Lartë dhe të juridiksionit të përgjithshëm, por edhe të gjykatës së posaçme përballë protagonistëve që kishin probleme me pronat, dhunën në familje, aksidentet, aktet e trashëgimisë, gjysmë lirinë shpjeguan qëndrimet e gjykatave shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA