Në akuzë për krime seksuale, a do e pranojë Diddy fajësinë? Avokati i reperit bën deklaratën befasuese: Është në shënjestër për shkak të…

29/09/2024 18:04

Avokati i Sean ‘ Diddy’ Combs bëri një deklaratë tronditëse në lidhje me një marrëveshje për pranimin e fajësisë për klientin e tij.

Sipas avokatit të tij, Marc Agnifilo, reperi 54-vjeçar, nuk ka në plan të pranojë fajësinë. Combs këmbëngul se ai është i pafajshëm dhe planifikon t’i shkojë çështjes deri në fund nëpërmjet rrugës ligjore. “Ky është një procedim i motivuar nga raca e tij, është vënë në shënjestër sepse ai është një ‘burrë i suksesshëm me ngjyre”, ka theksuar avokati i reperit.

Combs gjithashtu dëshiron të tregojë anën e tij të historisë në lidhje me sulmin ndaj të dashurës së tij Cassie Ventura, në viti 2016. 54-vjeçari pritet të merret në pyetje edhe për festat e tij të ‘freak-off’, ose të qujatura ndryshe “festat e bardha”.

Më 16 shtator, Combs u padit në New York City dhe u akuzua për shantazh, trafik seksual dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion.

Ai thuhet t’i ketë detyruar gratë viktima dhe persona të tjerë të merrnin pjesë në aktivitete seksuale që zgjasnin ndonjëherë edhe gjatë një dite të tërë. Padia përmend edhe sulmin e tij ndaj ish-të dashurës, këngëtares së muzikës R&B, Cassie, që u filmua nga kamerat.

Combs u arrestua mbrëmjen e së hënës në Manhatan, rreth gjashtë muaj pasi autoritetet federale bënë një hetim për trafikim seksual, duke bastisur edhe rezidencat e tij luksoze në Los Anxhelos dhe Majami. Ai u paraqit pasditen e së martës në gjykatë, ku kishin mbërritur për të ndjekur procesin gjyqësor edhe tre djemtë e tij.

Akuza e cilëson Combs, themeluesin 54-vjeçar të kompanisë “Bad Boy Records”, si drejtues të një organizate kriminale që angazhohej në trafikim seksual, punë të detyrueshme, transport ndërmjet shteteve të ndryshme për qëllime prostitucioni, shkelje me drogat, pengmarrje, zjarrvënie, dhënie ryshfeti dhe pengim të drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA