Lufta me Ukrainën, Kremlini paralajmëron sërish Perëndimin: Ndryshimet në doktrinën bërthamore po finalizohen!

29/09/2024 16:17

Kremlini paralajmëron sërish Perëndimin duke thënë se ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë janë përgatitur dhe janë gati të finalizohen.

Me pak fjalë kjo do të thotë se do të përditësohen dokumentet përkatëse që do të përcaktojnë kushtet nën të cilat armët bërthamore mund të përdoren nga Moska. Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të mërkurën se ndryshimet e propozuara në doktrinë do të lejonin Rusinë të përdorte armë bërthamore nëse sulmohet.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjatë një interviste televizive deklaroi se “Amendamentet janë përgatitur dhe tani do të finalizohen.” Peskov përmendi situatën ndërkombëtare, përshkallëzimin e tensioneve pranë kufijve të Rusisë dhe rritjen e afërsisë së infrastrukturës së NATO-s me to.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA